Zgjidhet misteri i monolitit në shkretëtirën e Utah. Muajin e kaluar, zyrtarët e faunës së egër në shtetin amerikan zbuluan skulpturën, e cila më pas u çmontua dy javë pas shfaqjes së saj.
Rasti i dytë brenda pak ditësh ishte në Rumani, dhe njësoj si në rastin e Utah u zhduk shumë shpejt. Një monolit i tretë u shfaq të mërkurën në majë të Pine Mountain në Atascadero, California.
Deri më tani, askush nuk e dinte se kush ishte përgjegjës për strukturat misterioze, por të premten një grup artistësh postoi një foto të monolitit në Instagram me firmën e 'Artistëve më të Famshëm 2020'.
Ky grup artistësh pretendojnë se janë autorë të monolitit, madje ofrojnë kopje të tij për 45 000 dollarë secili.
Në mediat sociale, ata kanë postuar një mesazh të fundit me një artist të maskuar gjatë krijimit të një prej monoliteve, duke tallur teoritë e konspiracionit për alienët: "Do të thuash që nuk ishin alienë?", shkruan ai, duke konfirmuar në përgjigjet për ndjekësit se është ai autori i strukturave.



