Berisha: Policët, kriminelë profesionistë. Protestues dhe drejtues të PD të plagosur

Berisha: Policët, kriminelë profesionistë. Protestues dhe drejtues të PD të plagosur

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi nga selia blu në mbyllje të protestës, se drejtuesit e policisë u treguan kriminelë profesionistë, teksa përmendi zyrtarët demokratë të lënduar gjatë konfrontimit me policinë.

 

Ai tha se u hodhën shishe molotov dhe u plagosën protestues dhe drejtues të Partisë Demokratike, të cilët ndodhen në spital.

 

Berisha garantoi se nuk ka forcë në botë që të mposhtë kryengritjen paqësore.

 

Një mirënjohje të pakufishme dhe përshëndetjet më të përzemërta për ju, për qëndresën, për heroizmin, qëndruat të pamposhtur ndaj një terrori të një regjimi që u soll sonte si një pushtues barbar. Zëri juaj, qëndresa juaj, u shndërrua në tmerr të vërtetë për narko-regjimin e Edi Ramës. Sot, me urdhër të Edi Ramës, Skënder Ballukut, Sokol tradhtarit, besëprerit Bizhga, dhe Elton Allushit, shefi i policisë operative i njësisë operative, kanë treguar fytyrat e vërteta prej kriminelësh profesionistë. 

 

Nuk kanë asgjë të përbashkët me punonjësit e policisë, por janë kriminelë të certifikuar. Sot, Skënder Hita që mori drejtimin e narko-policisë, shënjestroi dhe goditi drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike. Luciano Boçi është në spital me djegie.  Flamur Noka përsëri pësoi goditje, por vazhdon detyrën. Klevis Balliu në spital. Në spital janë drejtues të tjerë.  Aulon Kalaja, gazetari Aulon Kalaja, i goditur personalisht, edhe një hakmarrje për qëllimet e tij ndaj regjimit. 

 

Drejtues dhe veprimtarë të tjerë të Partisë Demokratike janë të plagosur. Sot, ka përdorur bombat kundër protestuesve, granatat e zhurmës që quhen dhe që kanë plagosur disa prej tyre. Kanë hedhur shishe molotov dhe kanë plagosur edhe protestues, por dhe policë, sepse u duheshin si dëshmitarë të gjoja akteve të protestuesve. Dënoj me forcën më të madhe dhe ju siguroj se forcë në botë që të mposhtë kryengritjen tonë paqësore nuk ka. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy