Niko Peleshi në SPAK për më shumë se 2 orë/ Rusta: U pyet për tenderin e ujësjellësit të dhënë për Zoton (VIDEO) 

Niko Peleshi në SPAK për më shumë se 2 orë/ Rusta: U pyet për tenderin e ujësjellësit të dhënë për Zoton (VIDEO) 

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka qëndruar më shumë se 2 orë në Prokurorinë e Posaçme, ku u mor ne pyetje për marrëdhënien me Klodian Zoton, pasi në kohën kur Peleshi ka qenë në krye të bashkisë së Korçës, ai ka fituar një tender për matësit e ujit. Gazetari Arsen Rusta bën me dije se thirrja e Peleshit në SPAK ka ardhur pas zbërthimit të telefonit Blackberry të ish-zv.kryeministrit Ahmetaj.

"Sot ishte radha e z.Pelshi si kryebashkiak i Korçës, ndërsa nëse ka lidhje me pronat e ushtrisë, ai nuk ka dhënë komente dhe s’u është përgjigjur interesit të mediave, ndërsa ka dhënë një koment të shkurtër në lidhje me automjetin civil me xhama të zinj, duke thënë se automjeti është në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Z. Peleshi do të jetë sërish këtu edhe për pronat e ushtrisë, bëjnë me dije burime për MCN Live nga SPAK. Ndërsa sot ishte me gjithçka që lidhet me zbërthimin e telefonit backberry të Ahmetajt”.

(10:15) Niko Peleshi në SPAK/ Rusta: Ministri erdhi me automjet civil me xhama të zinj për t’iu fshehur syve të publikut

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live tha që ministri u fut në SPAK me një automjet civil, me xhama të zinj dhe në shkelje të ligjit, për t’iu fshehur syve të publikut.

Rusta bën me dije se Peleshi po jep deklarime në lidhje me hetimet për pronat e ushtrisë. 

Ka gjetur një mënyrë për t’iu fshehur syve të publikut. Në protokollin e shtetit ministri lëviz me Policinë Ushtarake, lëviz me automjetin e tij zyrtar, ndërsa këtu ka zgjedhur të vijë me një automjet civil për t’u kamufluar, për të shmangur filmimin nga kamerat. Një ditë më parë u shmang duke thënë se kam për të inauguruar bazën e Kuçovës, ndërsa sot ka zgjedhur të shmanget duke mos përdorur një eskortë, por duke përdorur një automjet civil me xhama të zinj në shkelje të ligjit. Përtej kësaj, është thirrur për bazat e ushtrisë, po jep deklarime se çfarë po ndodh me pronat e ushtrisë dhe si po ecën rikuperimi i këtyre pronave, pasi SPAK ka vendosur sekuestron dhe mos lejimin e punimeve. Nga ana tjetër Prokuroria ka mbledhur informacione që dy biznesmenët që kanë fituar koncesionet, jo vetëm nuk i lëshojnë këto prona, por në mënyrë të paligjshme vazhdojnë të kenë aktivitet tregtar aty. Gjykata ka miratuar dy vendime sekuestro, një për bazën detare në Lezhë dhe një për Portin e Limionit. Peleshi është pjesë e zinxhirit komandues të ushtrisë shqiptare, në krahun civil. Për tjetërsimin e pronave të ushtrisë këtu ka qenë 4 herë ish-ministrja Olta Xhaçka”.

Kujtojmë që Peleshi ka mbajtur detyrën e zv.kryeministrit në periudhën 2013-2017.

Po ashtu në periudhën 2017-2019 Peleshi ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy