Kleidi Islami tregon arsyen përse nuk u bë e mundur vota e diasporës në zgjedhjet e 25 prillit

Kleidi Islami tregon arsyen përse nuk u bë e mundur vota e diasporës në zgjedhjet e 25 prillit

Kur kanë mbetur më pak se një muaj  nga zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 25 prill në Shqipëri, ndërkohë që Diaspora mbeti jashtë këtij procesi.

Qytetarët e këtij vendi që jetojnë jashtë shtetit janë regjistruar në një masë minimale për të ushtruar të drejtën e votës, ndërkohë që lidhur me këtë,  Kleidi Islami nga Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë tha për MCN TV se vota e diasporës nuk u bë e mundur “për arsye të mosdashjes së të gjitha palëve politike dhe mbi të gjitha mosangazhimi i të gjitha institucioneve qeverisëse kombëtare, si Ministria e Diasporës apo KQZ”.

Intervista e plotë e Kleidi Islami në MCN TV:

Pse nuk u bë e mundshme vota e emigrantëve në 25 Prill? Ju ishit vetë pjesë e grupit të punës për votën. Ku çaloi procesi?

Islami: Pikë së pari diaspora e ka të drejtën për të votuar, por jo nga jashtë, por duhet të vijë në Shqipëri. Këtu bëhet fjalë për një numër të madh. Në jemi lidhur me këtë çështje në fillim të vitit dhe nuk u bë e mundshme për arsye të mosdashjes së të gjitha palëve politike dhe mbi të gjitha mosangazhimi i të gjitha institucioneve qeverisëse kombëtare, si Ministria e Diasporës, KQZ, etj. Ministria e Diasporës duhej të kishte një rol kyç për këtë gjë.

Këtu ka pasur një përplasje të fortë për votën e diasporës dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën.

Islami: I kam parë debatet në media dhe ministrin e kam ndjekur. Kjo ka qenë një lojë për të fajësuar njëri-tjetrin, por për mua nuk i ka hije një shteti që e ka thënë këtë që në 2016-ën dhe qeveria nuk e ka vendosur asnjëherë në prioritet realizimin e kësaj vote. Prandaj mendoj se ky nuk ka qenë problemi, por mosangazhimi i qeverisë.

U arrit të rregjistrohej një numër shumë i vogël emigrantësh për të votuar, pse ky ngërç?

Islami: Ky proces nuk ka pasur asnjëherë ndërgjegjësim. Disa raste që kanë ardhur dhe kanë marrë vesh që në ambasadë po regjistrohen, por këto nuk janë në mënyra të mirëfillta, prandaj është një numër kaq i vogël.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy