23-vjeçares në Itali i injektohen gabimisht 6 doza Pfizer-BioNTech kundër Covid-19

23-vjeçares në Itali i injektohen gabimisht 6 doza Pfizer-BioNTech kundër Covid-19

Një 23-vjeçare italiane po mbahet nën vëzhgim në spital pasi ka marrë aksidentalisht gjashtë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech kundër COVID-19.

Mediat italiane thanë se 23-vjeçarja u vu nën vëzhgim në Massa në Toskanën qendrore pas gabimit.

Një infermiere injektoi gabimisht në krahun e saj një shishe të tërë të vaksinës, në vend të një doze të vetme.

Deri tani gjendja e saj është paraqitur e mirë dhe I është dhënë lëngje dhe paracetamol.

Në një njoftim për shtyp Ospedale Apuane në Massa konfirmoi po ashtu lajmin se një 23-vjeçare "ishte inokuluar me një shishkë të tërë vaksine".

Studimet për të testuar mbidozat e vaksinës Pfizer kanë qenë të kufizuara deri në vetëm katër doza.

Mbidoza vaksinimi Pfizer-BioNTech janë raportuar më parë në Gjermani, Australi dhe Shtetet e Bashkuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy