Interpretoi si luftëtare kurde, shoqërohet dhe merret në pyetje aktorja turke

Interpretoi si luftëtare kurde, shoqërohet dhe merret në pyetje aktorja turke

Aktorja turke Melisa Sozen është shoqëruar dhe marrë në pyetje nga autoritetet gjyqësore pasi ka luajtur rolin e një luftëtareje të milicisë kurde YPJ (batalioni i grave të YPG) në serialin francez “Le Bureau des Legendes”.

Aktorja turke ishte një nga personazhet e sezonit të tretë të serialit, i cili u transmetua në vitin 2017. Ndonëse kanë kaluar gati tetë vjet nga transmetimi, Prokuroria e Stambollit thirri të martën Melisa Sozen dhe e akuzoi për “propagandë në mbështetje të një organizate terroriste”, një krim që dënohet në Turqi nga një deri në pesë vjet burg.

Ankaraja e konsideron YPG-në si një organizatë simotër të separatistëve kurdë të PKK-së, me të cilët Turqia ka qenë në luftë që nga viti 1984.

Prokuroria e Bosforit ka bërë të ditur se aktorja nuk i nënshtrohet asnjë mase sigurie.

“Kam luajtur rolin e një spiuneje, jam veshur si personazh i skenës dhe nuk mendoja se përfaqësoja një organizatë të caktuar. Seriali nuk u transmetua as në Turqi. Unë e dua vendin dhe kombin tim”, tha Melisa Sozen në gjykatë.

Koha e hetimit, e cila filloi vite pas transmetimit të serialit, mund të gjurmohet në një fushatë në rrjetet sociale të nisur kundër aktores, e cila përfundoi në qendër të një linçimi të vërtetë.

Sozen u mbrojt nga akuzat me një postim: “Ky është një serial i njohur në Francë dhe Evropë, sigurisht jo një projekt sekret. Kam luajtur në 2017 në rolin e një agjenteje të dyfishtë. Mjafton ta shikoni dhe do të vini re se nuk ka glorifikim të asnjë organizate”.

Sozen më pas deklaroi se tani është mësuar me kritikat dhe akuzat e rreme, të cilat ajo i përkufizoi si “normale” për një aktore dhe kërkon që të përdorë sensin kritik dhe të mbështetet në burime të besueshme përpara se të gjykojë dhe sulmojë.

Seriali “Le Bureau des Legendes” u krijua nga Eric Rochant dhe u transmetua midis viteve 2015 dhe 2020. Ai konsiderohet si një nga serialet më të famshëm francezë jashtë vendit.

Historitë e rrëfyera sillen rreth misioneve të kryera jashtë dhe në Francë nga shërbimet sekrete franceze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy