Një urë u shëmb mëngjesin e sotëm mbi lumin Gudbrandsdalslågen, në Jug të Norvegjisë, duke shkaktuar aksidentimin e një kamioni dhe makine bën me dije policia në Twitter.
Ndërkaq, falë ndërhyrjes u shpëtuan dy drejtuesit e mjeteve.
Makina përfundoi në lumë, ndërsa kamioni mbeti në urë.
Bëhet fjalë për urën Tretten, një strukturë çeliku dhe druri e përuruar në vitin 2012, 148 metra e gjatë dhe e vendosur përgjatë një rruge.



