Rusia nuk ndal sulmet në lindje, 6 të vdekur në Donetsk

Rusia nuk ndal sulmet në lindje, 6 të vdekur në Donetsk

Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë Ukrainën. Të paktën 6 persona kanë humbur jetën në Donetsk, sipas një zyrtari lokal të emëruar nga Moska, në provincën lindore të Ukrainës të aneksuar nga Rusia në fund të shtatorit.

“Sipas të dhënave paraprake, gjashtë civilë u vranë sot nga bombardimet në Donetsk. Numri i të plagosurve  ende nuk dihet”, tha kryebashkiaku i qytetit, Alexei Kulemzin në një mesazh në Telegram.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitioi sot Sloviansk, në rajonin ukrainas të Donbasit, rreth 40 kilometra larg nga Bakhmut.

Në një video, në të cilën Zelensky është fotografuar në hyrje të qytetit të Sloviansk, kreu i shtetit ukrainas përshendet ushtrinë e vendit të tij me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy