Soko: Bizneset e mëdha kanë nivel risku më të vogël, kredia merret për bilancin real të bzneseve

Soko: Bizneset e mëdha kanë nivel risku më të vogël, kredia merret për bilancin real të bzneseve

Eksperti i ekonomisë Pano Soko në studion e ‘MCN Economy’ u shpreh se bizneset e mëdha kanë nivel risku më       të vogël, ndërsa bëri me dije se në vitin 2022 niveli i stokut të kredive të pashlyera kapte shifrën e 1.3 mld eurove.

Ai tha se kredimarrësit e mëdhenj i justifikojnë kërkesat e forta për kredi prandaj dhe bankat janë më të orientuara te bizneset e mëdha. Sipas tij,

Është niveli i riskut më i ulët te bizneset e mëdha për shkak të termave që operojnë bizneset, por problemi kryesor është te mënyra se si ato duan të përfitojnë është ekstralegale, jo tamam tamam legale, është një zonë gri. Ne një pjesë të mirë të të ardhurave sot në banka i përfitojnë nga komisionet kështu që kur vjen puna për të marrë përfitimin e tyre e marrin te komisionet, ndërsa për kreditimin e klientëve të vegjël janë 2, e para përpiqen të largojnë likuiditetin në transaksion dhe e dyta është fakti i kushteve ku gjendet kreditimi në Shqipëri dhe niveli i riskut.

Kushtet e forta që kemi vendosur ne për kreditimin është se për t’ju përgjigjur kësaj situate janë shtrënguar masat për të marrë kredi dhe kur kjo ndodh ata që dëmtohen të parët janë kredimarrësit e vegjël. Kërkesat janë të jashtëzakonshme, kostot shumë të mëdha për kreditë e vogla, dhe kjo ka bërë gati të pamundur për kredimarrësit e vegjël dhe më përfituesit janë ata të mëdhenjtë.

Kështu kredimarrësit e mëdhenj i justifikojnë kërkesat e forta për kredi prandaj dhe bankat janë më të orientuara te bizneset e mëdha. Një pjesë e mirë e stokut të kredive 1.3 mld euro janë për kreditë e shtëpive, çka do të thotë se është në nivelin e 30 e ca %. Ekspozimi është goxha i lartë, por natyrisht në kushte shumë të vështira për kredimarësit e vegjël.

Ndërsa lidhur me këtë politikë kreditimi, Soko tha se është frenimi i ekonomisë, pra sa herë ka një krizë merret një ilaç i vetmi që është rritja e normës së interesit e cila sipas tij është një manovër e cila në pikën fundore të saj bën rritjen e normës së interesit.

E gjithë kjo bëhet për të frenuar ekonominë sepse duke e ngadalësuar ekonominë ruan normën e interesit dhe në këto kohë që flasim të gjitha këto iniciativa bëhen me qëllim frenimin e ekonomisë për të mbajtur në kontroll ecurinë e çmimeve. Ne kërkojmë që inflacioni të shkojë në 3% që është niveli optimal dhe Shqipëria i pranon normat e inflacionit. Sot që flasim e kemi më të lartë se 3% dhe deri sa të vejë në 3% do marrim masat. Kur inflacioni është shumë i lartë duhet të merren masa për ta ulur.

I pyetur pse favorizohet biznesi i madh, Soko tha se çfarë ndodh informalisht është se kreditë bizneset e mëdha e marrin për bilancin real të tyre, ndërsa sipas tij ajo që ndodh informalisht është pikërisht fakti që deklarimin e bën për librat zyrtarë që ke dhe kredinë e merr për librat jo ligjorë.

Për shembull nëse ti ke 100 lekë të deklaruar por ti fiton 500 lekë, ai drejtori i bankës e di, ka një marrëdhënie informale aty brenda dhe prandaj janë më të favorizuar se përveç deklarimeve kanë dhe të padeklaruara. Puna me dy libra ndodh gjithandej nuk e kemi shpikur ne. Ajo që na ndan ne nga bota është përmasa.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy