Prizreni: Buxheti i Federatës së Mundjes është vetëm 120 milionë lek. Erdhëm nga Lojërat Olimpike me dy medalje. Ia kemi dalë pa lekë

Prizreni: Buxheti i Federatës së Mundjes është vetëm 120 milionë lek. Erdhëm nga Lojërat Olimpike me dy medalje. Ia kemi dalë pa lekë

Shqipëria ka arritur një rezultat historik në Lojërat Olimpike "Paris 2024": dy medalje bronzi në mundje në kategoritë 65 dhe 74 kg.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, në një intervistë për ‘MCN informacion” shprehet krenar që Islam Dudaev dhe Çermen Valiev arritën të merrnin secili nga një medalje.

Por ai ndalet te buxheti i Federatës së Mundjes, për të cilën thotë ishte ndër më të ulët në mesin e shteteve konkurruese në Lojërat Olimpike "Paris 2024".

Por që, sipas tij, krahasuar me vendet me buxhete të tejlarta, ata arritën që me një buxhet prej vetëm 120 milionë lekësh, të korrin dy medalje.

Jam krenar që djemtë erdhën me medalje nga Franca, por normalisht buxheti është i pamjaftueshëm.

Po marrë shembuj rivalitetin financiar me medalierët e tjerë. Do marrë shembull Kinën, që nuk ua di buxhetin, por duke dit se çfarë superfuqinë është ajo, pastaj do marrë shembull Turqinë dhe Bullgarinë. Turqia në mundjen e lirë me një buxhet prej 7 milionë €uro, ka marrë vetëm një medalje në stilin e lirë, Kina, vetëm një medalje. Bulgaria, solli dy medalje, por ka një buxhet prej 4 milionë €uro.

Buxheti aktual i Federatës shqiptare të Mundjes, është 120 milionë lekë dhe një 30 milionë lek, që është dhënë si fond shtesë për përgatitjen e djemve që absolutisht nuk ka mjaftuar, pastaj një fond olimpik me 4 milion lekësh. Unë ja kam bërë të qartë të gjithave se aktualisht e gjithë buxheti, duke ditur rëndësinë e këtij sporti, pa ju hequr djemve tjetër, por fakti që këta djem e kanë nisur përgatitjet që vjet, pastaj sigurimi i partnerëve, etj kështu që të gjitha kanë qenë kosto,

Mund të them s eja kemi dal me një shpenzim shumë të vogël, ja kemi dal pa lek.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy