Raporti paraprak i Avokatit të Popullit: Protestuesit e arrestuar, pretendime për dhunë

Raporti paraprak i Avokatit të Popullit: Protestuesit e arrestuar, pretendime për dhunë

Dhunë në momentin e shoqërimit dhe ndalimit të protestuesve të 11 dhe 12 dhjetorit. Ky është pretendimi i protestuesve, dëshmitë e të cilëve janë mbledhur nga Avokati i Popullit dhe janë pasqyruar në një raport paraprak.

Në dëshminë e dy personave, pretendohet se një punonjës i veshur civil i ka goditur në furgonin e policisë me shpulla dhe grushta, kurse një tjetër u theu celularin.

Një tjetër protestues, i cili ka qenë pjesë e protestës kundër vrasjes së Klodian Rashës, pretendon se është dhunuar ndërsa është marrë në pyetje, pasi nuk ka pranuar të nënshkruajë procesverbalin e marrjes në pyetje.

Ndër personat e arrestuar, dy prej tyre kanë pretenduar se kanë marrë pjesë në protestë, por nuk kanë kryer veprime të dhunshme; disa të tjerë se kanë qenë kalimtarë të rastit dhe nuk kanë marrë pjesë në protestë. Nga personat e intervistuar pati pretendime për veprime të dhunshme nga ana e policisë, si edhe ankesa formale të paraqitura për të mundësuar më tej hetimin e institucionit tonë. Dy prej tyre kanë pretenduar se ndaj tyre është ushtruar dhunë (janë qëlluar me shpulla dhe grushta) në furgonin e policisë nga një punonjës i veshur civil dhe njërit prej tyre një punonjës i veshur civil i ka marrë dhe thyer celularin me të cilin po filmonte protestën; një person ka pretenduar se dy punonjësit e policisë që e kanë marrë në pyetje e kanë goditur me shuplakë dhe grusht në fytyrë kur ai nuk ka pranuar të nënshkruajë proceverbalin e marrjes në pyetje. Një prej tyre pretendoi se është goditur në kokë nga punonjës të policisë në çastin që është ndaluar, por nuk pati ankesa formale të paraqitura për të mundësuar më tej hetimin e institucionit tonë”, thuhet në raport.

Gjithashtu, Avokati i Popullit konstaton se nuk janë respektuar standardet gjatë procedimit të një të mituri nga policia.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy