Çaka: Parashikojmë që në gjashtë bashki të praktikohet votimi elektronik, pa të, vonesat në rezultate do të jenë sërish të gjata (VIDEO)

Çaka: Parashikojmë që në gjashtë bashki të praktikohet votimi elektronik, pa të, vonesat në rezultate do të jenë sërish të gjata (VIDEO)

14 maji u dekretua nga presidenti si dita kur qytetarët shqiptarë do të votojnë për organet e qeverisjes vendore.

Porse sa është gati KQZ për të ofruar një proces me standard evropiane.

Dritan Çaka, anëtar i Komisionit Rregullator për zgjedhjet, tha për edicionin e sotëm në “MCN live” se tashmë KQZ ka filluar me përgatitjet e saja në procesin e parapërgatitjes së zgjedhjeve.

Çaka pohon se për një mbarëvajtje të rregullt të procesit zgjedhor, nevojitet votimi elektronik, por duke qenë se kostoja për blerjen e pajisjeve të tyre është e madhe, kjo varet nga Këshilli i Ministrave.

Duke qenë se në zgjedhjet e 6 marsit, numërimi elektronik u bë në bashkinë e Vorës, ne kemi bërë një plan që të sigurojmë edhe pjesën tjetër të numërimit elektronik edhe në 6 qendra tjera të mëdha siç janë Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora.

Por kuptohet që kjo nuk varet nga KQZ, sepse kostoja financiare është shumë e madhe dhe jemi në negociata me Këshillin e Ministrave që ata të lëvrojnë fondin.

Nëse do të mundësohej ky fond, atëherë ne do të bënim që ky votim dhe numërim të jetë i shpejt, por jemi akoma në pritje.

Çaka thotë se përderisa nuk mundësohet një votim dhe numërimi i tillë, edhe në këto zgjedhje, rezultati përfundimtar i votimit, do të ketë vonesa.

Kemi dy flete votimi kësaj radhe, një për kandidatin për kryetar bashkie, dhe një për këshillat bashkiak, dhe normalisht që rezultati do të ketë vonesë.

Duhet theksuar se e njëjta procedure u ndoq edhe në zgjedhjet e 2021, ku kishim dy lloj votimesh.

Prandaj, sa më shpejt të shkojmë drejt një informatizimi të procesit të votimit dhe numërimi, aq më shpejt do të dal rezultati.

Nëse do të vazhdojmë me këtë format, duke ditur edhe problematikat që ndodhin në Shqipëri, gjithmonë rezultati do vonojë, 5-6 ditë, po themi rezultati i plotë dhe përfundimtar nga data e votimit.

Sa i takon votimit të emigrantëve, duket se edhe në këto zgjedhje nuk janë gjërat gati.

Sipas Çakës, duhet pritur me gjasë deri në zgjedhjet e ardhshme qëndrore, kur edhe do të implementohet për herë të parë vota e diasporës.

Duhet theksuar se KQZ ka marrë një draft paraprak propozimi nga Komisionari Shtetëror që ka të bëj më përcaktimin e procedurave për votimin e emigrantëve.

Dhe kjo ka të bej me regjistrimin e votuesit që ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë.

Ne jemi në fazën e shqyrtimit, sepse duhet theksuar sepse jemi duke bërë diskutime si KQZ edhe me diasporën dhe shoqata të ndryshme, në mënyrë të tillë që duke qenë se është një çështje kaq senzitive dhe përfshin shumë bashkëqytetarë që ndodhen jashtë Shqipërisë, kërkon jo vetëm kohën, por edhe vëmendjen dhe përfshirjen e të gjithë strukturave jo vetëm të pjesës politike brenda por edhe të diasporës jashtë.

Kuptohet që për zgjedhjet e pushtetit qendror po mendohet që të implementohet vota e emigrantit, ndërsa në zgjedhjet e vitit tjetër nuk është në plan për tu bërë një gjë  e tillë, duke pasur parasysh se edhe koha është shumë e shkurtër pore dhe drafti i sjell përfshin vetëm zgjedhjet e pushtetit qendror.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy