
Duke nisur nga dita e hënë, mësimi në shkollat e vendit tonë do të zhvillohet pa turne dhe me orë të plota, nga 45 minuta. Ky lajm është dhënë nga Ministria e Arsimit, e cila thekson se për për mbarëvajtjen e procesit mësimor duhet të zbatohen masat anti-covid.
Njoftimi i ministres Evis Kushi:
Nga e hëna, mësimi në shkollat e vendit mësimi do të bëhet pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.
Duke filluar nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.
Por, përgjegjësia jonë e përbashkët është edhe më e madhe për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve:
-vazhdimi i procesit të vaksinimit
-mbajtja e maskave
-dezinfektimi i mjediseve
-ruajtja e higjienës
-në mënyrë që mos të jemi të detyruar t’i rikthehemi më skenarit të mësimit me turne.
Faleminderit të gjithëve dhe suksese!



