Mbi 33 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Mbi 33 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Mbi 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të dytë të Maturës Shtetërore këtë të shtunë, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Provimi nis në orën 10:00 dhe mbyllet në 12:30, pra nxënësit kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha pyetjet 2 orë e 30 minuta.

Përpara se të futen në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.

Në disa shkolla janë vendosur bllokues valësh në mënyrë që të shmanget kopja me telefon si dhe ka dedektorë në hyrje për të zbuluar çdo aparat që mund të tentojnë të fusnin nxënësit.

Më datë 9 qershor maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj, ndërsa më datë 17 qershor është ai i matematikës dhe me 24 provimi i lëndës me zgjedhje. Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy