Lala: Ja si arriti Rama të mos protokollojë shkresën për emërimin e Sara Goxhajt në krye të bashkisë

Lala: Ja si arriti Rama të mos protokollojë shkresën për emërimin e Sara Goxhajt në krye të bashkisë

Mes Veliajt dhe Ramës ka nisur një "luftë" për kontrollin e Bashkisë së Tiranës. Fillimisht, Veliaj firmosi një shkresë për emërimin e Sara Goxhajt në krye të Bashkisë, por mësohet se ky veprim është "anulluar" me urdhër të kryeministrit Rama.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paeksponuarit” në MCN TV, solli në vëmendje detajet e debatit mes Ramës dhe besuarit të Veliajt, Alban Dokushi, dhe moslejimin e protokollimit të shkresës për emërimin e znj. Goxhaj.

Kur kryeministri Rama u informua për këtë vendim të Veliajt, sipas informacioneve që kam, ai ka kontaktuar menjëherë Bashkinë e Tiranës dhe ka bërë një pyetje të parë: A është i ligjshëm një urdhër i tillë? Stafi i tij, përfshirë Alban Dokushin, është munduar t’i shpjegojë se ky urdhër ishte i ligjshëm, pasi ata kishin autoritetin e prokurorit dhe se ai kishte kompetencën për ta firmosur.

Debati mes Ramës dhe besuarit të Veliajt ka nisur pas kësaj. Rama ka kërkuar dorëheqjen e Dokushit, duke sugjeruar që ai mund të kthehej në detyrën e tij si drejtor juridik.

Dokushi ka refuzuar, dhe në atë moment, Rama ka urdhëruar që shkresa për emërimin e znj. Goxhaj në krye të Bashkisë të mos protokollohej.

Në Bashki ka qenë situatë e tensionuar. Rama, në informacionet që disponoj, i janë ridëguar Veliajt shkresat e reja, për rikthimin në detyrën që kishte Anuela Ristani dhe largimin e disa zyrtarëve të Bashkisë.

E pashë si luftë të hapur mes kryetarit të Bashkisë dhe kryeministrit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy