Stuhia e borës “Blair” godet SHBA-në, 7 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

Stuhia e borës “Blair” godet SHBA-në, 7 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

Autoritetet amerikane kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtatë shtete të vendit për shkak të stuhisë së borës Blair, e cila tashmë ka shkaktuar ndërprerje të qarkullimit në Midëest dhe përgjatë Bregut Lindor, si dhe anulimin e qindra fluturimeve. Mijëra fluturime të tjera janë vonuar, ndërsa shumë shkolla dhe zyra qeveritare janë mbyllur.

 

Drupal Ad

Gjatë natës, shërbimet e urgjencës në Wyoming njoftuan se një skiator kishte vdekur pasi u godit nga një ortek.

Deri më tani, shtetet që kanë shpallur  emergjencë janë Kansasi (më i godituri) Misuri, Kentaki, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore, Arkansas dhe një pjesë e Nju Xhersit.

Sipas Mattheë Cappucci, meteorolog për aplikacionin MyRadar, Kansas City është goditur nga reshjet më të mëdha të borës në 32 vjet, me 30-40 cm borë.

Më tej, sipas parashikimeve, temperaturat do të ulen në ditët në vijim, në disa raste do të kapin vlerat deri në -10 dhe -15 gradë Celsius.

Autoritet në Kansas i kanë bërë thirrje qytetarëve të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Ndërsa stuhia lëviz drejt lindjes, qytete si Uashingtoni DC dhe Filadelfia përgatiten për më të keqen.

Kryebashkiaku i Filadelfias njoftoi se shkollat ​​publike dhe zyrat qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura sot për shkak të stuhisë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy