Me shkopinj e gurë në duar/ Rreth 200 tifozë përplasen me policinë, plagoset një efektiv

Me shkopinj e gurë në duar/ Rreth 200 tifozë përplasen me policinë, plagoset një efektiv

Të tjera incidente vijojnë të raportohen mbrëmjen e së martës në kryeqytet, ku qindra tifozë kanë dalë në vende të ndryshme duke festuar nën konsumimin e pijeve alkolike.

Si pasojë e konsumimit të tepërt të alkolit, duket se kanë sjellë edhe përplasje me qytetarë apo punonjës të policisë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se pak minuta më parë rreth 200 tifozë holandezë me shkopinj e gurë në duar, janë konfliktuar me policinë në rrugën “Mustafa Matohiti”, në zonën pas Piramidës.

Paraprakisht raportohet për një efektiv policie të dëmtuar. Mësohet se policia i ndaloi tifozët dhe i ktheu pas. Ata ishin nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku ndodhen tifozët e Romës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy