Antëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” se Sali Berisha nuk është larguar asnjëherë nga PD-ja dhe se e ka kontrolluar gjithmonë partinë dhe Lulzim Bashën.
Sali Berisha dha dorëheqejn, por nuk ishte dorëheqje si ajo e Fatos Nanos. Berisha dha dorëheqjen por e kontrolloi PD në mënyrë sistematike. Kontrolloi Bashën. Deri në 9 shtator Berisha nuk e shiti Bashën asnjëherë. Berisha është një nga njerëzit më të pushtetshëm, ka instrumenta që nuk i ka askush, mund t’i ketë vetë Edi Rama më të mëdhaja,. E zotëron këtë parti , e kontrollon sa herë të dojë.Është pozitive të energjizhet partia. Nuk e shoh pozitive për sa i ëprket të ardhmes. PD është një gërmadhë me fasadë.



