Marrëveshja për emrin, Mogherini: Katalizator në rrugën e Shkupit drejt BE-së

Marrëveshja për emrin, Mogherini: Katalizator në rrugën e Shkupit drejt BE-së

Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini, thotë se Bashkimi Evropian do të bëjë të pamundurën për të mbështetur në terma konkretë marrëveshjen e arritur dy ditë më parë mes Greqisë dhe Maqedonisë në lidhje me emrin. Në një intevistë për gazetën greke “Kathimerini”, Mogherini e konsideron marrëveshjen një “frymëzim për pjesën tjetër të rajonit”.

“Marrëveshja mes dy kryeministrave Tsipras dhe Zaev i jep fund një mosmarrëveshjeje të gjatë midis dy vendeve dhe në këtë kuptim konsiderohet historike. Është e rëndësishme për transformimin e Evropës Juglindore. Ajo gjithashtu tregon se kur diferencat mes fqinjëve adresohen me përparësi, me vullnet politik dhe vendosmëri, ato gjithashtu mund të zgjidhen. Marrëveshja siguron një frymëzim për pjesën tjetër të rajonit ku disa mosmarrëveshje dypalëshe ende nuk janë zgjidhur. Dhe unë besoj se dinamika e krijuar duhet të ndërtohet, në interes të dy vendeve, rajonit dhe Evropës si një e tërë. Ideja e Evropës ka lindur në Greqi dhe tani prej andej mund të vijë një fllad i freskët për Bashkimin Evropian”, tha ajo.

Mogherini e  sheh marrëveshjen si një hap të rëndësishëm me përfitime dypalëshe. “Ka rëndësi për të dy palët. Është një rezultat fitues i dyfishtë. Për Greqinë, është konfirmimi i rolit lider që mund të luajë në aspektin e stabilizimit dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkan si i tërë. Por nëse Shkupi dhe BE-ja afrohen, tensionet në vendet fqinje do të ulen dhe mundësitë për kompanitë greke do të rriten. Nëse nuk investojmë ne si Bashkim Europian, do ta bëjnë të tjerët. Për ish-republikën e Jugosllavisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut,  marrëveshja është katalizator për rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Dhe për të dy vendet dhe rajonin, kjo tregon se me frymën e dialogut mund të vendosen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal”, shprehet Mogherini.    

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy