Dërgimi i armëve nga vendet e NATO-s në Ukrainë, përgatitja e trupave të saj për përdorimin e pajisjeve perëndimore, dërgimi i mercenarëve dhe stërvitjeve nga vendet e Aleancës afër kufijve tanë, rrisin mundësinë e konfliktit të hapur dhe të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë, pasi po bëhet luftë me prokurë.
Kështu deklaroi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev, raporton Reuters.
Sipas tij, kjo përfshin rreziqe të mëdha, duke paralajmëruar një luftë të mundshme bërthamore.
Një konflikt si ky gjithmonë rrezikon të kthehet në një luftë të vërtetë bërthamore. Ky do të ishte një skenar katastrofik për të gjithë.



