Gazetari sportiv Tami Kona, për vonimin e hyrjes në fuqi të ligjit për legalizimin e basteve i cili është në fuqi prej një viti dhe nuk po zbatohet, thotë se bastet sportive po lulëzojnë më shumë se më parë.
Nga studio e “MCN Informacion”, ai deklaroi se ai që ka dalë më i humbur nga ndërprerja e basteve sportive është shteti, pasi bastet e zeza kanë vazhduar.
Kryeministri Rama mori iniciativën për të zhdukur bastet sportive, me pretekstin se njerëzit humbnin të ardhurat e tyre dhe po shkatërronin familjet.
Familjarët ankoheshin se familjarët po humbisnin shumë në baste sportive. Si të jemi pro dhe kundra, bastet sportive po lulëzojnë më shumë se më parë.
Më i humburi në këtë mes është shteti, duke menduar se do mbyllte një dukuri gangrenë, ajo vazhdon në të zezë. Çdo gjë e licencuar është më mirë.
Edhe Enver Hoxha nuk i ndalonte dot bastet, por te Pallati i Kulturës lulëzonin me shifra shumë të frikshme, madje ka pasur raste që shumë figura sportive janë dënuar.
Vënia në efiçencë në bazë të ligjeve të shtetit, shteti e pa se fitimet ishin shumë të mëdha.
Edhe pse një pjesë e mirë punonin dhe pa NIPT por po flasim për ato kompani që ishin të licencuara.
Por në një moment u mbyllën legalet për tu hapur ilegalet. Por që nga momenti i mbylljes, sa i përket licencave, kompanive, pikave të lotos, kemi arritur në një fazë që shteti do t’i hapë online.
Nuk do të ketë pika sportive, salla ku personi do shkojë të paguajë të marrë një biletë, tani do të ketë vetëm baste ku kompanitë e licencuara do të kenë vetëm baste online përmes celularit.
Shumë kompani që donin të hapnin dhe merrnin licencën janë stepur, duket se ka një farë ngërçi dhe tërheqje.
Që nga mënyra e organizimit të kompanisë së basteve sportive.
Ka një ngërç, biznesmenët që duan të hyjnë në një rrugë shumë të rregullt dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, por ka disa gjëra që vetë të interesuarit janë të stepur nga disa rregulla që nuk bëjnë sens.
Për personat që duhet të marrin përsipër serverat e basteve, është rritur kostoja e zotërimit të tyre. Ka diçka që nga mënyra e të luajturit.
Personi duhet të ketë një kartë bankare. Se duke qenë se do luash online nuk do ekzistojë fjala kesh.
Për personat që kërkojnë të hedhin investimet e tyre sa i takon kompanive të basteve, është rritur shuma për garancitë dhe paratë që duhen hedhur.
Pjesëtar i kompanive të basteve, duhet të jetë një i huaj që ka eksperiencë në baste sportive.
Shteti deri në momentin që bastet sportive ishin të ligjshme, ishin këtë pronarë, këta biznesmenë që i paguanin shtetit deri në 80 milionë euro.
Këta që kërkojnë licencat e kompanive të basteve, shteti duhet të marrë sugjerimet e tyre.
Duke qenë se ka një farë ndrydhje, se në momentin që shteti do rikthejë bastet online, ndryshimi është shumë i madh.
Në fillim entuziazmi ishte shumë i madh, por kur shteti hapi dritën jeshile, ka skepticizëm nga persona që e njohin shumë mirë punën e basteve, se te kriteret që janë vënë për marrjen e licencës, ka një problematikë shumë të madhe.
Duhet hapur më shumë, pasi vërtetë do i kemi bastet online, por ne nuk kemi shumë eksperiencë me lojërat online.
Bastet sportive janë një ndihmesë për sportin, por shteti duhet të dëgjojë më shumë grupet e interesit.



