Rama: Reagimi i Metës dhe opozitës i papranueshëm

Rama: Reagimi i Metës dhe opozitës i papranueshëm

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ndodhen në një deklaratë për mediat për reformën zgjedhore.

Deklarata vjen pasi mazhoranca votoi në Komisionin e Ligjeve draftin e dakordësuar në 5 qershor me opozitën jashtëparlamentare dhe një ditë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

“Komisioni i Ligjeve ka votuar fjalë për fjalë draftin e dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare më 5 qershor. E kemi votuar me shumicë jo me konsensus se opozita joparlamentare refuzon të pranojë mosdepolitizimin e komisioneve të votimit dhe numërimit çka është lëshimi i madh i bërë nga PS jo me hirin e objektivave të vet por pahirin e një nevoje për ta përfshirë opozitën jashtëparlamentare në proces”, tha Rama.

Ai u shpreh se dje komisioni i ligjeve i ka hapur rrugë pjesëmarrjes së qytetarëve jo vetëm në zgjedhjen e partive por edhe dhënien e pëlqimit për deputetën apo deputetin.

“Jemi në mes të dy palëve si shumicë, kemi konsensus të plotë për atë që këto palë më vete duan dhe nuk kemi konsensus për atë që këto dy palë më vete nuk duan. Ndërkohë reagimi i opozitës jashtëparlamentare dhe opozitës presidenciale ndaj kësaj nisme kushtetuese të kuvendit është i papranueshëm qoftë në aspektin etik, politik dhe kombëtar”, tha kryeministri.

Rama tha se kjo nismë kushtetuese ka patur konsensus të plotë me opozitën parlamentare në votimin e djeshëm, duke shtuar më tej se jemi në mes, si shumicë qeverisëse dhe PS, të dy palëve me të cilët kemi consensus të plotë për atë që këto palë më vete duan dhe nuk kemi consensus për atë që këto palë me vete nuk duan.

“Ndërkohë reagimi i opozitës jashtëparlemntare dhe presidenciale, ndaj kësaj nisme kushtetuese të kuvendit është i paparanueshëm, qoftë në aspektin etik, qoftë në atë politik dhe qoftë në atë kombëtar. Pse? Sepse, unë e di, ju e dini, gjithë populli e di që as opozita jashtëparlmentare as opozita presidenciale, nuk e vlerësojnë dhe as reskeptojnë kuvendin. Por kjo nuk e ndryshon faktin, që parlamenti i vendit është sovran dhe në aspektin etik, nuk është e denjë që kuvendi të sulmohet, anatemohet, të përbuzhet, qoftë nga një institucion si ai i presidentit të Republikës dhe këtë e them se në radhë të parë etika institucionale është baza e shkruar në çdo paragraf të parë të çdo edukate shteti dhe qoftë nga vetë opozita jashtëpalrmanetare, e cila zgjodhi ta braktisë kuvendin, zgjodhi ta zhvlerësojë kuvendin me vendimin e vet sovran. Asjnë nuk e shlyen përgjegjësinë që ka për ata që sot janë deputetë në parlament, i ka sjellë opozita jashtëparlamnetare me firmën dhe vlën e drejtuesve të saj. Dhe s’na mbetet veçse ta respektojmë çdo deputet në radhët e opozitës”, tha Rama.

Ai theksoi se do të diskutojmë nismën kushtetuese pa cënuar asnjë pikë të ç’ka do të integrohet në kodin zgjedhor si frut i marrëveshjes me opozitën jashtëparlamentare. Parlamenti është sovran dhe mbi të s’mund të dalë askush.

Koalicionet: Kryeministri Edi Rama u shpreh se nisma nuk heq koalicionet, por parandalon devijimin e votës si në rastin e 'dushkut'.

 "Cfarë po bën Shqipëria, po heq koalicionet? Jo! Në asnjë mënyrë. Po krijon një kuadër ku koalicionet do të funksionojnë si në cdo vend të Europës dhe jo si rrap pas dushkut, ju kujtohet historia e devijimit të votës. Si mund të kemi ne një sistem ku vetëm në Tiranë kemi 3 mijë kandidatë, ku është parë? Edhe ata që marrin vota për një parti ia cojnë tjetrës, kaq po bën Shqipëria”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi nëse ka diçka që nuk përputhet me standardin, absolutisht i gatshëm që të dëgjoj, por nuk është standard pëlqimi apo mospëlqimi i Bashës apo partive të tjera që braktisën parlamentin.

“Ky nuk hyn si standard. Kërcënimi, ose si themi ne ose këtu do të bëhet nami, nuk funksionon, nuk ka dhe nuk ka për të funksionuar. Kërcënimi se bota do të thotë se këta nuk janë për në Europë, është në planin kombëtar një akt i dënueshëm dhe dënimin e jep populli me votë. Ky është mendimi im në tërësi. Unë jam respetues ndaj miqve" tha ai.

5 Qershori: Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të opozitëz, Lulzim Basha në lidhje me prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit, duke iu referuar deklaratës së kryeopozitarit se “kryeministri e hodhi në kosh marrëveshjen e 5 qershorit”. Nisur nga kjo, Rama u përgjigj duke i thënë se nëse vërtetë nuk e do më marrëveshjen, e heqim.

"Çdo pikë e kërkuar nga PD-ja do të respektohet dhe sot miratuar nga ana jonë, shpresoj ta gjejnë konsensusin edhe me palën tjetër, pjesë e Kodi Zgjedhor, PD-ja nuk ka ekskluzivitet mbi parlamentin”, tha Rama.

Ai theksoi se nëse Basha mendon se marrëveshja është hedhur në kosh dhe nëse vërtetë nuk e do më marrëveshjen ka një mënyrë shumë të thjeshtë, ka një mënyrë për ta provuar që ekziston, ta heqim, të depolitizojmë administratën zgjedhore, të bëjmë edhe 2-3 ndryshime të tjera që ne i donim ata jo dhe unë mendoj që do i bënim mirë vendit, zgjedhjeve.

“Natyrisht e them këtë për të kuptuar të gjithë se e kundërta është e vërtetë, marrëveshja është aty dhe ne do të bëjmë çmos që të votohet me konsensus nga opozita parlamentare, që për fat të keq ka huqet e shtëpisë ku është rritur dhe kioskave përreth" tha kryeministri.

Qytetarët të mërzitur me opozitën: Edi Rama është shprehur të mërkurën se nëse Lulzim Basha mendon se pushtet vihet me formula, atëherë të përgatitet për humbjen e radhës, madje sipas tij, populli është më i mërzitur me opozitën se më qeverinë.

"Nuk jam aq budalla sa të mos kuptoj që atë që shqiptarët e duan sot, PS-ja nuk mund ta refuzojë dhe pastaj të marrim ne koston. E gjitha lidhet me idenë dhe frikën, i gjithë atyre që e duan Shqipërinë se mos çmendet prapë grupimi i partive që janë jashtë për të bërë atë që bëri. Një qeveri pas 7 viteve ka më shumë te meta se pas një viti, por populli të jetë më i mërzitur me opozitën se me qeverinë nuk e kam parë në ndonjë vend, edhe njerëzit e mërzitur me ne janë më të mërzitur me opozitën. Këto kërcënime apo gjoksin imagjinar të Mic Sokolit i përkasin të shkuarës, tha Rama.

Sipas tij, koalicionet nuk ndalohen dhe nuk do të ndalohen, së dyti në kohën që i referoheni kishim një sistem që e kishim akoma deri kur të ndryshojë dhe me atë kemi fituar dhe humbur, prandaj pyetja është pa sens, por cdo gjë është e përmirësueshme, edhe qeveria prandaj bëhen zgjedhjet dhe jo më përmirësimi i procesit zgjedhor.

“Ne po bëjmë një përmirësim të procesit zgjedhor. Nëse Basha mendon që në pushtet vihet me formula dhe me rrugë që nuk kalojë nga vota e qytetarëve, atëherë thjesht dhe vetëm përgatitet për humbjen tjetër. Nuk mendoj që në Shqipëri gjerat ndahen me formula, por tek mejdani. Kush ka më shumë vota fiton. Nëse PD-ja është e pandalshme nga ajo që deri dje e quante SHPK-ja e Monikës, me Ndokën, Fate Mediun, të gjithë me radhë askush nuk do i ndalojë" tha ai.

Takimi me Bashën: Edi Rama deklaroi të mërkurën se është gati të takojë kreun e opozitës shqiptare, Lulzim Bashën.

"Nëse unë do të isha Lulzim Basha, natyrisht nuk jam, dhe nuk është i detyruar të më dëgjojë, do të isha në vijimësi i interesuar për dialog, tryezë, marrëveshje, rimarrëveshje në proces dhe mund ta them këtë se unë kam qenë aty ku është Basha. Dhe kur isha në krye të opozitës, ju e dini, i kam shkruar më shumë se një herë kryeministrit të asaj kohe, se dua të takohem”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se është gjithmonë kryeministri problemi, jo kryetari i opozitës, kur është fjala për t'u ulur për t'u takuar.

“Teorikisht thuhet se kryeministri mund të humbë më shumë kur takohet, por unë nuk e kam problem, Luli e ka problem, ndoshta duke menduar se kështu  shpërndan zërat që ne ndërkohë ne komunikojmë, por nuk funksion kështu. Të takohemi? Patjetër në cdo herë për cdo gjë. Duhet të flasim dhe diskutojmë. Nuk është me ultimatume dhe kërcënime" tha ai.

Reagimi i David Wadephul: Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur n/kryetarit të grupit të CDU-CSU së Bundestagut gjerman David Wadephul, i cili referuar nismës për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve tha se të dyja këto ndryshime, nëse do të miratohen nga Parlamenti, do të ishin një shkelje serioze e marrëveshjeve të 5 qershorit dhe 14 janarit. 

"Nuk jam në dijeni të një deklarimi të ministrit (gjerman) do ta shoh. Por nuk ndryshon. Gjermania është një pikë referimi e mbarë botës. Deklarimi i zotit David Wadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i zhbalancuar në planin politik. Është një mik i mirë i Lulzim Bashës dhe i imi, kam një komunikim të vazhdueshëm me të dhe e çoj për të ndihmuar në letësimin e marrëdhënieve politike. Çmoj edhe faktin që është europian i palëkundur dhe vizionit për Ballkanin Perëndimor. Respekti dhe mirënjohja për cdo orë”, tha Rama.

Sipas tij, deklarimi i djeshëm nënçmon parlamentin e Shqipërisë, sikur të ishte noter pa të drejtë fjale. Jemi 100% dakord që duhet miratuar, por nuk mund të jetë kusht për të ndaluar parlamentin të shkojë përtej saj për të demokratizuar më tej zgjedhjet, ky është nxitimi në planin institucional.

“Në planin etik, ishte zhgënjyes sepse nuk mund të flitet me të dëgjuar, por me fakte të verifikuara. Ai nuk e ka sajuar, por e ka dëgjuar se nisma kushtetuese ndalon koalicionet, kjo është e pavërtetë. Koalicionet as nuk do të ndalohen dhe nuk mund të ndalohen, ato thjeshtë do të jenë si në cdo vend të Europës, ku partitë kanë liri të grupohen dhe të paraqiten me kandidatët e tyre, sikur bën CDU-ja me CSU-në. Ai mban krahun e opozitës jashtë parlamentare. Të shikojë faktet dhe jo fjalët e bazuar në dezinformacion" tha Rama.

Negociatat: Kryeministri Edi Rama mendon se rëndësi ka produkti, pra miratimi i reformës zgjedhore për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare dhe jo instrumenti për të kënaqur Lulzim Bashën apo partitë e tjera jashtë parlamentit.

Rama mori shembullin e disa shteteve që shumë reforma kyçe janë bërë pa miratimin e opozitës.

"Së pari nuk dua që ne ta rrëzojmë atë marrëveshje edhe pse mua nuk më pëlqen, por ky është një proces ku  unë i pari që flas për të tjerët dhe PS-ja, që ndërvepron duhet të japë shembullin dhe po e jep, ne nuk na pëlqen, ne donim depolitizimin e administratës dhe më vjen keq që Basha thotë e bëmë me zor, nuk e bëmë me zor”, tha ai.

Sipas kryeministrit, nuk ka asnjë vend që Shqipëria të bëjë marrëveshjen me Bashën apo partitë jashtë parlamentit për të bërë konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria është shtet sovran, që me vullnet të plotë dhe në funksion të ëndrrës së madhe troket për të hyrë në BE.

“Nuk është as Rama, as Basha, është shteti shqiptar”, theksoi ndër të tjera kryeministri.

Ndërsa shtoi se shteti ka detyrimin të provojë se është në gjendje të përmbushë ato standarde për të qenë anëtar i familjes europiane dhe konkretisht, këtu më erdhi edhe kjo ma dha Taulanti këtë të ambasadorit.

“Reforma zgjedhore është kusht kyc, patjetër, marrëveshja është një nga instrumentet, ndërkohë që gjykimi bëhet mbi produktin dhe jo kush u mërzit apo gëzua nga reforma, kjo nuk është pjesë e standardeve europiane, që të jetë i gëzuar Luli" tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy