Kulla: Nëse prishet NATO, Europa ka si mundësi mbrojtje vetëm Turqinë. Pastaj do jetë Erdogani që i vendos kushte BE-së 

Kulla: Nëse prishet NATO, Europa ka si mundësi mbrojtje vetëm Turqinë. Pastaj do jetë Erdogani që i vendos kushte BE-së 

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha se nëse prishet NATO, Europa ka vetëm një mundësi mbrojtje, Turqinë.

Nëse kjo ndodh, Kulla thotë se  Erdogan do të dalë si shpëtimtar dhe do vendosë kushte për anëtarësimin në BE, dhe jo vetëm. 

Duke folur në emisionin "Zonë e Lirë" Kulla tha:

Vetëm Erdogan mund ta mbrojë Europën sot. Nëse prishet NATO, Europa ka vetëm një mundësi mbrojtje, Turqinë.

Janë të vetmit që kanë qenë gjithmonë të përgatitur për të bërë luftë. Sot ka vetëm një forcë që mund të mobilizojë forca në 24 orë, është Turqia. Por këta e kanë mbajtur Turqinë, larg Europës.

Pas kësaj lideri i vetëm i Europës do jetë Turqia dhe shpëtimtar do quhet Rexhep Tajip Erdogan. Do kërkonte anëtarësim dhe furnizimin e Europës me naftë dhe gaz për 100 vitet e ardhshme. Anëtarësim me kushtet e Turqisë, jo të Brukselit, tani".
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy