Deputeti Ben Blushi tha sot në Kuvend se arrestimi i Klement Balilit mund të çojë në rrëzimin e qeverisë, për shkak të lidhjeve të tij me maxhorancën e majtë.
“Nuk e arrestojnë dot se është i LSI-së. Nëse arrestohet, bie qeveria”, tha ai.
Në përgjigje të kësaj deklarate, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se për policinë nuk ka rëndësi tesera e atyre që shkelin ligjin.
“Nuk ka rëndësi i kujt partie është. Ka rëndësi që është hetuar, është përgjegjës para ligjit dhe do të arrestohet një ditë e më parë. Për ne nuk ka rëndësi çfarë tesere mban në xhep. Ky është dallimi me qeverinë e kaluar, ju i mbronit për shkak të partisë, por ne i çojmë para ligjit. Policia e ka hetuar për muaj me radhë. Po të donim ta mbronim, edhe mund ta njoftonim, edhe mund të mos e hetonim fare. Kjo është mënyra se si i trajtonit kriminelët në të kaluarën. Sa vite iu deshën CIA-s, DEA-s për të arrestuar Eskobarin? Çfarë do të thotë kjo, që i mbronte politika? Për ne para ligjit të gjithë janë të barabartë”, tha ai.



