“Jemi në prag të luftës së Tretë Botërore”, Trump akuza Biden për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë

“Jemi në prag të luftës së Tretë Botërore”, Trump akuza Biden për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë

Ish-presidenti Donald Tramp ka reaguar ashpër për vrasjen e tre ushtarakëve amerikanë në Jordani dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve nga një sulm me dron. Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë akuzoi Iranin dhe tha se presidenti Joe Baiden është fajtori për fuqizimin e këtij shteti në Lindjen e Mesme.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e ushtarakëve që humbën jetën. Kjo është një ditë e tmerrshme për Amerikën. Ky sulm nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse unë do të isha President, as edhe një shans. As sulmi i Hamasit i mbështetur nga Irani ndaj Izraelit nuk do të kishte ndodhur kurrë. Lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur kurrë dhe do të kishte paqe në të gjithë botën. Në vend të kësaj, jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore.

Pas sulmit, zyrtarë të tjerë republikanë reaguan duke kërkuar qëndrim më të ashpër kundër Iranit dhe forcave që ai mbështet në rajon.

Ndërkohë, Irani ka mohuar përfshirjen në këtë sulm me dron në Jordani. Zyrtarisht, një grupim i quajtur Rezistenca islamike në Irak ka marrë përsipër sulmin.

Presidenti Joe Baiden dhe ministri i Jashtëm britanik Devid Cameron kanë fajësuar grupet e mbështetura nga Irani për sulmin e së dielës.

Ky incident, sipas analistëve të rajonit, shënon një moment të rëndësishëm, duke qenë se është hera e parë që trupat amerikane vriten në Lindjen e Mesme që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas në fillim të tetorit.

Pentagoni raporton se që nga mesi i tetorit, mbi 150 sulme kanë shënjestruar forcat amerikane dhe aleate në Irak dhe Siri, duke nxitur kundërveprime nga SHBA në të dyja vendet.

Sipas mediave ndërkombëtare shumë sulme ndaj forcave amerikane i kanë marrë përsipër grupe vendore në rajon, që mbështeten nga Irani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy