Çanta e braktisur alarmon Ambasadën shqiptare në Vatikan

Çanta e braktisur alarmon Ambasadën shqiptare në Vatikan

Një çantë e braktisur pasditen e djeshme përballë selisë së Ambasadës Shqiptare në Vatikan ka vënë në alarm policinë italiane.

Çanta ishte e vendosur mes dy shtyllave përballë derës së hyrjes së ndërtesës ku ndodhet selia e Ambasadës shqiptare në Vatikan në rrugën Ottaviano, një nga zonat më të populluara me turistë, raporton ORA.

Prej më shumë se gjysmë ore kjo rrugë është mbyllur si për trafikun, për kalimtarët ashtu dhe për mjetet e qarkullimit publke si autobuzë e tram.

Pas verifikimit të skuadrës së policisë shkencore është vërtetuar se çanta ishte bosh, pa asnjë objekt apo send personal brenda. Çanta ishte e një cilësie e marke të mirë.

Ende nuk dihet arsyeja e braktisjes së saj përballë selisë së Ambasadës shqiptare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy