
Analisti Ridvan Berisha deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se një nga arsyet pse projekti i “Ballkanit të Hapur” përfundoi ishte dhe hezitimi i Kosovës. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Berisha tha se Ballkani i Hapur më tepër është karakterizuar me përplasje politike të panevojshme në Shqipëri dhe Kosovë nën drojën se Serbia do të sundojë tregjet. "Ballkani i Hapur më tepër është karakterizuar me përplasje politike të panevojshme në Shqipëri dhe Kosovë nën drojën se Serbia dhe ekonomia e saj qëndron aq fort sa mund t’i mbisundojë tregjet në Shqipëri, Kosovë dhe rajon. Kjo drojë ka qenë më tepër e bazuar dhe në shifra konkretet të ekonomive të konsumi që dy vendet i kanë. Ballkani i hapur mund të cilësohet si përpjekje e dështuar e komunikuar dhe nga vetë Rama. Nëse synimi ka qenë çtensionimi raporteve Serbi Kosovë dhe çelja e një korridori të lëvizjes së njerëzve dhe marrave të kapitalit mes Serbisë dhe Kosovë ka ekzistuar droja se Kosova nuk mund të ulet të mënyrë të pabarabartë. Ekonomitë tona bazohet në konsum. Statistikat tregojnë që struktura jonë nuk përmbush nevojat e konsumit as 30% që janë produktet bazike, tashmë Serbia ka trashëgimi të kulturës së prodhimit të grurit dhe produkteve ushqimore. Ballkani i Hapur si nismë është në kuadrin e frymës që e projektoi vetë Procesi i Berlinit. Është përpjekje shtesë për të dinamizuar bashkëpunimin mes vendeve. Ballkani i Hapur funksionoi më shumë me deklarata nga liderët me qëllimin e mirë në gjithë ato takime, por mungonte Kosova dhe Bosnja Hercegovina. Ishte prezent Mali i Zi në cilësinë e vëzhguesit nuk e kundërshtonte. Hezitimet që ishin nga Kosova, u bënë dhe arsye që kjo të përfundojë. Kosova, dhe Serbia ka qenë nyja gordiane për të siguruar një progres, por kjo nuk ndodhi. Ballkani i Hapur ka qenë aksesor, instrument pjesë e samitit të Berlinit për të nxituar bashkëpunimin më të ngushtë rajonal. Pse nuk ndodhi përgjigjet duhet ta kërkojmë te Rama dhe Kosova, që pa asnjë argument refuzonte nën heroizmin kundër Serbisë të ndalonte çdo nismë rajonale. Unë kam qenë për Ballkanin e hapur se Kam menduar që Ballkani i pasur krahas vlerës të qarkullimit të lirë dhe njerëzve dhe kapitaleve ndihmon dhe në uljen e tensioneve etnike".



