Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha në emisionin “Scrolling” se nëse Trump zgjidhet President i SHBA-ve do të kemi një forcim të Amerikës.

"Trump ka qenë një President goxha i mirë. Ka kërkuar që shtetet e NATO-s të shtojnë buxhetet në 2 për qind. Me rikthimin e Trump-it në Amerikë, do kemi një forcim të Amerikës. Cështja e izolimit apo jo të ekonomisë amerikane, është relative, sepse bota është bërë globale. Trump po pranon një gjë që është fakt, që s’është një botë unipolare, por multipolare. Trump është duke thënë që pa patur një Amerikë të fortë, është e kot që të shpenzoj energji në anë të tjera të botës. Dështimi i madh në botën arabe, pranvera arabe, treguan që bota nevojë për një gjë tjetër. Sistemet perëndimore s’bëhen të forta me fjalë. Nuk ka ‘smart defense’, ose ka ‘defense’, mbrojtje, dhe kjo kushton, ose s’ka ‘defense’. Paqen botërore e kanë ruajtur armët bërthamore. Po të ketë një luftë botërore para nëntorit zgjedhjet në Amerikë do shtyhen”.
I pyetur mbi faktin që Arabia Saudite s’do ta tregtojë naftën ekskluzivisht vetëm me monedhën dollarë, Kulla tha se BRICS i ka dhënë oksigjen Riyadh-it.
"Arabia Saudite ka 5 vjet që ka filluar të ndryshe gjithçka. Në janar të këtij viti hyri në BRICS, dhe sot korrelacioni me dollarin, erdhi si rezultat i anëtarësimit në BRICS. Dy politikanët e asaj zone që tentuan të heqin dollarin, njëri përfundoi në litar, dhe tjetri i vrarë, Sadami dhe Gadafi. Sot jemi në një situatë tjetër ky BRICS-i i ka dhënë një oksigjen Arabisë Saudite. Çështja është si do përgjigjet SHBA-ja, a do jetë SHBA-ja që do ta rrëzojë aleatin e saj në Arabinë Saudite vetëm për këtë gjë? Nëse vjen Trump në pushtet, ai do shkojë atje dhe do t’i thotë: ‘T’i lëshojë unë ushtarët?’ Arabia Saudite ka qenë vasale e SHBA-ve, sepse edhe SHBA e ka ndihmuar”.



