Gjeologu dhe inxhinieri Sazan Guri, flet rreth arsyes se pse nuk ngrihet droni mbi malin e Tomorrit.
Në emisionin "Zgjohu me MCN", ai tha se si gjeolog di që ky mal është 100% karbonik, gëlqeror dhe se nuk ka përmbajtje hekuri që të ketë forcë rëndese më të madhe dhe fushë magnetike të madhe që një objekt të mos ngrihet lart.

Po të ishte mal vullkanik, me shkëmbinj magmatik që kanë përmbajtje të lartë hekuri, mund të bëjë që përmbajtja e lartë e hekurit droni të mos ngrihet.
Tomorri është mal 100% gëlqeror. Dyshimi për një fushë magnetike është pothuajse zero.
Që Tomorri ka magji është e padiskutueshme, se kur ndodhi përmbytja para erës sonë, ata që u ngjitën në mal shpëtuan.
Kishte shumë male të larta, Korabi, Jezerca, ata zgjodhën një mal që nga studimet astrologjike, se pellazgët ishin njerëz shumë të ditur.
Se Tomorri është shumë mistik si mal, jo më kot bëhet pelegrinazhi dhe kremtohet mbijetesa pas përmbytjes së madhe.
Jo më kot është mali në qendër të Tokës. Vjen NASA dhe ngrihet në hapësirë.
Ka 101 legjenda, ka gjetje arkeologjike që janë gjetur, ka një furtunë që nëse flet keq për malin, një furtunë lind në çast.
Ka që kur e ther një dele, ajo e kthen kokën nga çuka e malit, nga mali baba mali.



