Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për biznesmenin Behgjet Pacolli pas kallëzimit penal të Valton Ademit.
Gazetari Arsen Rusta tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se Ademi pretendon se Pacolli ka ndërtuar një skemë mashtrimi në vlera të madhe ekonomike në dëm të interesave të kompanisë së tij dhe kontratës së partneritetit me shtetit shqiptar për aeroportin e Vlorës.
Rusta bën me dije se pjesë e skemës është dhe një kredi në vlerës 56 milionë euro nga BKT.
Pacollit pritet të thirret në prokurori brenda 10-15 ditësh, ndërsa 3 persona janë marrë në pyetje deri tani.
Valton Ademi ka bërë një kallëzim penal. Pretendon një skemë mashtrimi në vlera të madhe ekonomike në dëm të interesave të kompanisë së tij dhe po ashtu në dëm të interesave të kontratës së partneritetit publik privat që ky bashkim aksionerësh ka me shtetin shqiptar për aeroportin e Vlorës.
Ademi deklaron se Pacolli së bashkë me aksionerët dhe familjarët e tij kanë ndërtuar këtë skemë mashtrimi duke përfshirë edhe një kredi në vlerën 56 milionë eurove nga BKT. Nëse bëhet fjalë nga BKT në Kosovë apo Shqipëri kjo është e pasqaruar. Prokurori Ndini Tavani po heton çështjen. Janë paraqitur 3 persona që janë pyetur, Ndërsa ende nuk ka një datë. Pritet që brenda 10-15 ditë në Prokurorinë e Tiranë të jetë dhe Pacolli.



