BE drejt sanksioneve ndaj kompanive kineze që ndihmojnë Rusinë

BE drejt sanksioneve ndaj kompanive kineze që ndihmojnë Rusinë

Brukseli ka propozuar sanksionimin e kompanive kineze për mbështetjen e dhënë për makinerinë ruse të luftës, për herë të parë që nga fillimi i agresionit kundër Ukrainës.

Një fakt i tillë raportohet nga Financial Times, sipas së cilës një masë e tillë do të zemëronte Pekinin, i cili është i etur të parandalojë Bashkimin Europian që të qëndrojë me Uashingtonin në luftën për ndikim global.

Veçanërisht shtatë kompani kineze kanë përfunduar në shënjestrën e shitjes së pajisjeve që mund të përdoren në armatime dhe rrjedhimisht në listën e një pakete sanksionesh që do të diskutohet nga vendet e BE-së këtë javë.

Brukseli deri më tani ka shmangur Kinën, duke argumentuar se asnjë provë nuk tregon se ajo po i siguronte drejtpërdrejt armë Moskës.

Lista e sanksioneve ka nevojë për miratim unanim nga 27 shtetet anëtare përpara se të zbatohet.

Disa kompani tashmë janë prekur nga masat ad hoc të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy