‘Me jetu’, kënga kushtuar të birin që lindi 4 muaj para kohe/ Ramadani: Ngjarja ishte inspirim dhe forcë për mua

‘Me jetu’, kënga kushtuar të birin që lindi 4 muaj para kohe/ Ramadani: Ngjarja ishte inspirim dhe forcë për mua

Lauresha Ramadani nga Kërcova, një këngëtare e re dhe me eksperiencë, jeton dhe vepron në Zvicër, por më muzikën është aktive edhe në Shqipëri.

Se fundmi ajo ka publikuar këngën më të re “Me jetu”, që është një dedikim personal për të birin.

Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN” ajo rrëfeu se kënga e ndjerë është dhuratë për të birin që lindi katër muaj para kohe.

Sa herë që e dëgjoj këngën edhe tani jam e emocionuat, ka qenë një eksperiencë shumë e vështirë por shumë e bukur dhe këto emocione më kanë dal nga shpirti i një nëne.

Joni ka muaj 4 muaj me herët, dhe ka qene një periudhë e vështirë, sepse thoshte dhe kënga që ti nuk ke ditur të frymosh, por ke ditur të jetosh,

Për rreth tre muaj është shoqëruar nga makineritë e oksigjenit, dhe jam kujdesur për të nga fillimi deri në fund, sepse këtu në Zvicër ta lejojnë të rrish afër fëmiut, i japin rëndësi afërsisë dhe lidhjes së nënës me fëmijës dhe thonë që i ndihmon të zhvillohet më shumë.

Joni ka lindur 680 gr dhe kishe frikë që ta prekje, por pastaj mësohesh.

Ajo thotë se me gjithë sakrificën dhe eksperiencën që përjetoi, ngjarja ishte një inspirim dhe forcë për të, të cilën e jetësoi në këngë.

Kur e shihje Jonin në ato aparatura, ai tregonte një dëshirë për jetën, më ka mbajtur besimi se do e kalojë.

Është një eksperiencë e dhimbshme, por tani që po e shikoj prapa është një forcë për mua, një inspirim.

Kjo ngjarje me ka inspiruar dhe kur ka ardhur Joni në shpi pas 4 muaj gjatë tërë kësaj periudhe kam shkruar dhe e nxirrja emocionin tim me anë të vargjeve, dhe teksa flinte unë po i rija afër dhe lindën këto vargje të këngës.

Gent Myftaraj producentit dhe ish mentorit tim, ja kam çuar tekstin dhe më ka thënë që këtë duhet ta bësh këngë. Gjatë tërë kësaj kohe ai e ka ndjekur ngjarjen dhe e di shumë mire se si kane ndjerë gjërat dhe nuk mendoja se dikush tjetër mund ti jepte emocionin si dikush tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy