Problemet e transportit urban në Tiranë/ Punavija: Në muajt e parë të vitit që vjen presim kthim në normalitet (VIDEO)

Problemet e transportit urban në Tiranë/ Punavija: Në muajt e parë të vitit që vjen presim kthim në normalitet (VIDEO)

Pavarësisht se linjat e transportit urban në Tiranë kanë rritur numrin e urbanëve, pas reduktimit fillestar me 50%, qytetarët po përballen sërish me vonesa dhe mbipopullim.

Por duke qenë se bashkia dhe operatoret urban arritën të gjejnë dakordsinë për të vijuar punën normalisht drejtori i Transportit Publik në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavija, në një komunikim për edicionin e lajmeve në MCN TV, thotë për herë të parë Bashkia e Tiranës do të subvencionojë përmes një pakete prej 1 milion eurosh shërbimin e transportit publik me qëllim daljen nga kriza por dhe përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Punavija, sqaron se kjo paketë ndihme kushtëzohet me rritjen e transparencës nga ana e kompanive, duke instaluar në mjetet e tyre pajisjet GPS.

“Është një paketë që në kushte emergjente i kërkojmë qeverisë rimbursimin e akcizës sa i takon pjesës së karburantit dhe rivlerësim të pjesës së TVSH. Është bërë një hap i rëndësishëm pasi Bashkia ka një paketë prej 1 milion eurosh për të rikthyer kontratën në kushtet e transportit para pandemisë. Kjo është e rëndësishme për të rikthyer besimin tek qytetarët. Subvencionimi 1 milion euro do të mbulojë periudhën përgjatë gjithë vitit 2022. Por ndërkohë kjo paketë është e lidhur ngushtësisht me kushtet e shërbimit, me instalimin e pajisjeve teknologjike, kryesisht GPS që do të konfirmojnë kilometrat e përshkruar, apo kapacitetin. Nga njëra anë kemi subvencionin dhe nga ana tjetër kemi shërbim sipas kushteve të kontratës”, tha Punavija.

Por, megjithatë pse ka vonesa për një kthim në normalitet?.

Drejtori Punavija, thotë se operatorët kanë në dispozicion mjetet e tyre por jo edhe tërë shërbimin. Sipas tij, kjo do të bëhet gradualisht, besohet deri në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

“Ju thashë që operatorët kanë në dispozicion flotën e tyre të autobusëve, porse jo shërbimin, jemi duke u marrë me secilin dhe kthimi i operatorëve në kushtet e shërbimit do të bëhet gradualisht.

“Unë besoj do të arrijmë në 100 përqind të kontratës, besoj në muajt e parë të vitit që vijnë, kur do të bëhet funksionale në tërësi paketat subvencionale”.

Drejtori i transportit në bashkinë e Tiranës, foli edhe lidhur me çështjen e aboneve dhe abuzimet me çmimet e tyre, për të cilat tha se duke u nisur nga paketat subvencionuese, nuk parashikohet rritje e çmimit të aboneve për linjat e autobusëve në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy