BE-ja miraton kanabisin mjekësor për epilepsinë

BE-ja miraton kanabisin mjekësor për epilepsinë

Bashkimi Evropian ka aprovuar për herë të parë përdorimin e produkteve mjekësore të kanabisit për dy forma të rralla, por të rënda të epilepsisë së fëmijërisë.

Mjekët mund të përshkruajnë “Epidyolex”, një tretësirë e kanabidiolit, e cila vjen nga bima e kanabisit, nëse ata mendojnë se kjo do t'ju ndihmojë të sëmurëve.

Përdorimi i këtij mjekimi është miratuar në disa vende të Europës, por jo në të gjitha. Mjaft prindër nuk ndihen plotësisht të sigurt për përdorimin e tij.

Muajin e kaluar, Instituti Kombëtar i Britanisë së Madhe për Shëndet dhe Kujdes të Shkëlqyer  mori një vendim fillestar për të mos e rekomanduar përshkrimin e Epidyolex, për mungesë provash të efektivitetit afatgjatë.

Ley Sander, Drejtor Mjekësor në Shoqërinë e Epilepsisë dhe Profesor i Neurologjisë në “University College London”, shprehet se: "Ky ilaç i ri do të sjellë shpresë për disa familje dhe miratimi i BE-së duhet parë si një hap pozitiv. Kanabisi mjekësor, megjithatë, mbetet ende një fushë e minuar mjekësore dhe ka shumë pengesa përpara”. /BBC/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy