Ndryshime në Kodin e Familjes, Shehu: Po kërkohet të krijohet model tjetër familje, po cënojnë të drejtën e fëmijës (VIDEO)

Ndryshime në Kodin e Familjes, Shehu: Po kërkohet të krijohet model tjetër familje, po cënojnë të drejtën e fëmijës (VIDEO)

Partia Socialiste ka përgatitur një projekt ligj për ndryshime në Kodin e Familjes, që prek specifikisht çështjen e birësimit.  Sipas propozimit të ri, e drejta për birësimin e të miturve u njihej të gjithë personave të cilët nuk janë të lidhur në martesë, në një kohë që në ligjin aktual sanksionohet se vetëm një çift bashkëshortësh të martuar kanë të drejtë të birësojnë fëmijë. Gjithashtu, sipas propozimit të ri, shtohet edhe birësimi nga një person i vetëm apo një çift që bashkëjeton prej 3 vitesh.

Në lidhje me këtë temë i ftuar përmes “Skype” ishte deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehi, i cili i cilësoi projektligjet si “goditje për familjen”. Sipas tij në këto projektligje krijohet një model tjetër për familjen, larg traditës shqiptare.

Më tej Shehu në lidhje me qëndrimin që do të mbajë Partia Demokratike me këto ndryshime të propozuara nga PS, tha se PD është një parti konservatore që mbështet familjen tradicionale.

Intervista e plotë:

1-Nga sa jeni njohur me projektligjin, a i ndalohet ndokujt që të birësojë fëmijë në Shqipëri?

Është një projektligj që ka ardhur na këshilli i ministrave. Për ligjin që parashikohen shumë ndryshime, krijojnë konfuzion të plotë. Në ligjin për Kodin e Familjes do them se nuk ka pse të përzihet në këtë çështje, sepse është shumë i rëndësishëm dhe lidhet me vlera të mëdha dhe para se të ndryshohet duhet të diskutohet. Ligji i birësimit është teknik dhe ka kaq shumë elementë që kanë hyrë në të sa krijojnë konfuzion. Kodi i Familjes nuk e shoh të arsyeshme të ndryshohej. Midis një amullie të një sërë amendamentesh përfshihen dhe ndryshimet e Kodit të Familjes,

Në këto ndryshime goditet familja pasi në këtë thuhet se birësimi të bëhet nga persona që nuk janë të martuar. Po kjo është pa sens sepse fëmija ka nevojë për familje. Në këtë mënyrë goditet rëndë familja. Por në këtë hapet rruga dhe për familje që nuk janë të martuar, pavarësisht se kjo kopje mund të jetë heteroseksuale kjo nuk është familje dhe nuk mundet që fëmija të birësohet nga dikush që nuk është familje. Këto ndryshime janë të paraqitura me një amulli, konfuzion, pa transparencë dhe krijojnë në këtë mënyrë një nocion tjetër të familjes, larg nga traditat dhe domosdoshmërinë. Këtu kërkohet të krijohet një model tjetër familje, dhe fëmija trajtohet si plaçkë.

2-A është kjo një mënyrë për t’i hapur rrugë birësimit të fëmijëve nga çiftet homoseksuale?

Në momentin që ti pranon deformimin e familjes atëherë ti shkon shumë larg. Me këtë ligj ti krijon koncept të gabuar të familjes. Ne kemi konceptin tonë që fëmija duhet të ketë një mama dhe baba, jo prind 1 dhe prind 2.

3-Si mendoni ta kundërshtoni këtë nismë dhe a do të ketë Partia Demokratike një qëndrim të unifikuar për këtë çështje?

Ky është mendimi im, e pash dhe vura re këto probleme. Unë personalisht them që nuk duhet të preket Kodi i Familjes. Mendoj se është prekur qëllimisht, për të hapur rrugën dhe shkatërruar konceptin e familjes në Shqipëri. Ne jemi parti konservatore, ne mbështesim familjen tradicionale. Unë gjykoj dhe besoj se asnjëherë nuk do të pranojmë ndryshime ligjore që prekin familjen dhe cënojnë të drejtën e fëmijës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy