Astrit Patozi shpall nga Korça “Lëvizjen për Ringritjen e PD”, i bashkohen edhe 3 deputetë

Astrit Patozi shpall nga Korça “Lëvizjen për Ringritjen e PD”, i bashkohen edhe 3 deputetë

Grupi i demokratëve kundër Lulzim Bashës të cilët kanë nisur një lëvizje të re brenda PD kanë vijuar sot takimet me anëtarë dhe simpatizantë të PD në qytetin e Korçës. Në takim merrnin pjesë deputetët aktualë demokratë, Ridvan Bode, Eleina Qirici dhe Gjergji Papa, që i janë bashkuar për herë të parë turit të takimeve në rrethe të Astrit Patozit.

Gjatë fjalës së tij, Astrit Patozi tha se nga Korça shpall “Lëvizjen për Ringritjen e PD”. Ai tha se Lulzim Basha nuk është kundërshtar, pasi kundërshtar është PS.

“Nëse nisma jonë do kishte një emër, do i vendosnim ‘Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike’ dhe këtë po e them për herë të parë në Korçë. Ne jemi të gjithë bashkë dhe kjo është PD që nuk pranon mosmbajtejen e përgjegjësisë dhe mospasjen e një gare të drejtë.

Ne jemi etiketuar si kundërshtarët e Lulzim Bashës, por ne jemi kundërshtarët e PS, pasi Lulzim Basha është njëri prej nesh dhe jemi gati të punojmë edhe me të për ringritjen e PD. PD nuk ka vdekur”, tha ai.

Më tej Patozi tha se është gati të marrë një vendim tjetër nëse Basha ndërpret garën të cilën ai e etiketoi se farse.

“Unë jam gati të marr një vendim tjetër edhe pse kemi ndërmarrë këtë nismë, nëse kjo garë për kreun e PD ndërpritet. Ne nuk kemi ardhur për kryetarin, por për PD. PD jeni ju në këtë sallë. Forcën duhet ta marrin anëtarët dhe jo një njeri i vetëm. Është mungesa e lidershipit tonë që i dha Ramës atë rezultat”, tha Astrit Patozi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy