Dëmtohet gjatë xhirimeve, Bjordi tregon ç’ndodhi me Luizin: "Kiara më surprizoi"

Dëmtohet gjatë xhirimeve, Bjordi tregon ç’ndodhi me Luizin: "Kiara më surprizoi"

Bjordi Mezini ishte i ftuari i radhës në programin e Ermal Peçit “Me prit të dielën”. Mes shumë pritshmërive, ai foli për filmin e fundit me protagonistë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, ku është në rolin e regjisorit. Bjordi ndau në program disa detaje nga sheshxhirimi, teksa tha se pret me shumë kuriozitet se si filmi do të përqafohet nga publiku.

 

“Luizi është vrarë shumë, s’mund ta them konkretisht se s’dua të zbuloj skena të filmit, por u vra shumë. Luizi u pre në krahë, pati një çarje shumë të thellë. Shtymë xhirimet.”

 

Në lidhje me Kiarën, Bjordi ndan eksperiencën me të, e cila vjen për herë të parë në një rol të rëndësishëm në film.

 

“Serioziteti i saj ishte maksimal, më ka surprizuar shumë. Kiara ka shumë impenjime, pavarësisht lodhjes ishte shumë serioze, përqendrohej, merrej me skenarin.”

 

Dyshja aq e dashur për publikun, a ka pasur ndonjë moment intim e të sikletshëm gjatë filmit? Bjordi ndan një detaj gjatë setit:

 

“Ka një moment gjatë filmit, disa skena intime, ku Luizi me shaka thotë: ‘Hej, kujdes se jam burri unë!’”
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy