Basha: Buxheti për bujqësinë më i ulëti, po goditet prodhimi vendas

Basha: Buxheti për bujqësinë më i ulëti, po goditet prodhimi vendas

Me protestën dhe shqetësimet e fermerëve e ka nisur fjalën e tij në Kuvend kreu i PD Lulzim Basha. Duke mbështetur protestën Basha tha se fermerët kanë të drejtë sepse sipas tij buxheti për bujqësinë është më i ulët se në vitin e kaluar.

Më tej teksa ka komentuar takimin e fermerëve me kryeministrin Rama ia e ka cuilësuar si një teatër që të ngjall krupën.

Sipas Bashës, buxheti për bujqësinë është më i ulëti dhe se po goditet prodhimi vendas e po favorizohen 'oligarkët e eksporteve'.

Ndërsa këtu pseudo-maxhoranca bëhet gati të votojë sy mbyllur për mënyrën se si do të shpenzohen taksat e qytetarëve vitin e ardhshëm dhe ato në vijim, përfaqësuesit e fermerëve që përfaqësojnë 40% të të punësuarve në Shqipëri, kanë harxhuar para nga xhepat e tyre për të udhëtuar drejt Tiranës, që t’u dëgjohet zëri.

Janë njerëz që vetëm japin, vetëm kontribuojnë, dhe në këmbim nuk marrin asgjë, krahasuar me kolegët e tyre në rajon, pa përfshirë fare Europën. Ata protestojnë sot, siç kanë protestuar me të drejtë çdo vit, që mos të gjenden përballë rrugës së vetme ku i çoni me shpërfilljen tuaj, te flakja e produkteve dhe largimi nga Shqipëria.

Protestojnë sepse përveç rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore që po e ndjejnë në xhepat e tyre, do të përballen edhe me rritjen shtesë me 10 % të çmimit, meqenëse ju vendosët të shtoni me 10% TVSH-në, e po ashtu po hiqni 6% e TVSH-së së kreditueshme. Protestojnë sepse në vend të mbështesni prodhimin vendas, po e godisni në të gjitha hallkat e zinxhirit të ekonomisë së ushqimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy