Policia greke sekuestron mbi 20 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, dy të arrestuar

Policia greke sekuestron mbi 20 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, dy të arrestuar

Një tjetër operacion i policisë greke ka çuar në sekuestrimin e 21 kilogram e 820 gram marijuanë në kufirin greko-shqiptar gjatë ditës së sotme.

Lënda narkotike ishte fshehur në mjetin e një shtetasi grek rreth 63-vjeç, ndërsa u kap në Igumenicë.

Mësohet se droga ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër dhe ishte ndarë në 2 çanta me 40 pako me peshë 21 kilogram e 820 gram marijuanë.

Paraprakisht dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Shqipëria. Policia vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, në një tjetër operacion të policisë greke janë sekuestruar 641 gram marijuanë në Prevezë, ndërsa në pranga ka rënë një 30-vjeçare greke. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy