Ceremonia e këtij viti e “Emmy Awards” do të zhvillohet nga distanca për shkak të pandemisë, konfirmojnë organizatorët.
Producentët ekzekutivë kanë kontaktuar me kandidatët duke u kërkuar atyre që të përgatiten për të marrë pjesë nga shtëpia – ose kudo që dëshirojnë të jenë në mënyrë virtuale.
“Siç e keni menduar me siguri, ne nuk do t’ju kërkojmë të vini në Teatrin Microsoft në qendër të LA më 20 shtator,” thuhet në letër. “Këtë vit, eventi do të realizohet, por ne do të vijmë te ju!”
Ceremonia do të transmetohet nga ABC dhe do të moderohet nga Jimmy Kimmel.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Emmy pasohet nga ngjarje të tjera të industrisë së argëtimit që janë ndërprerë nga pandemia këtë vit.



