Sesioni i ri parlamentar pritet të nisë me protesta. Dita e mbledhjes së Parlamentit për sesionin e ri do të sjellë edhe protestën e parë të PD-së, raporton ORA.
Vendimi për këtë pritet të merret në fillim të javës, kur do të mblidhet dhe grupi parlamentar.
Pavarësisht se nuk është e qartë nëse, nëpërmjet protestës, demokratët do të synojë të bllokojë seancën parlamentare, sipas burimeve të cituara nga ORA, synim mbetet bërja e pamundur e votimit të Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe të Fatmir Xhafajt, si ministër i Brendshëm.
Seanca e parë parlamentare për konstituimin e qeverisë së re nuk do të jetë e qetë, pasi deputetët demokrat do të kërkojnë më ngulm që të mbajnë fjalime të cilat do të shënjestrojnë me akuza kryesisht Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafën.



