PS zyrtarizon kandidaten në Lushnje/ Sefa: S’bëj llogaritë e opozitës, programi im i përqendruar te investimet (VIDEO)

PS zyrtarizon kandidaten në Lushnje/ Sefa: S’bëj llogaritë e opozitës, programi im i përqendruar te investimet (VIDEO)

Emri i kandidatit për bashkinë Lushnje në garën e 6 marsit kishte mbetur i fundit. Gjatë ditës së djeshme kryesia e PS zyrtarizoi emrin e Eriselda Sefës, e cila aktualisht e drejton këtë bashki, e komanduar pas arrestimit të Fatos Tushes.

Në një lidhje skype për studion e lajmeve në MCN Live, kandidatja Eriselda Sefa deklaroi se ndjehet e privilegjuar që Partia Socialiste i ka dhënë këtë mundësi.

Ajo tha nuk dëshiron të komentojë kandidatët e tjerë, ndërsa shtoi se në këto 7 muaj në krye të bashkisë beson se qytetarët e kanë njohur për ta zgjedhur në 6 mars.

Sa i përket programit të saj, Sefa tha se synimi i saj është të shtojë investimet në Lushnje dhe se kthejë bashkinë në një institucion të hapur për qytetarët lushnjarë.

Jam e privilegjuar që PS më dha mundësinë për kandidim. Fakti që më përzgjodhën mua është kënaqësi e dyfishtë. Një nga vlerësimet besoj se është dhe eksperienca 16-vjeçare në administratë dhe këto 7 muaj që kam drejtuar këtë bashki. Çdo fushatë elektorale ka vështirësitë e saj kam qenë në shumë fushata dhe prandaj quhet dhe një garë por përtej emrave më shumë dua të kontaktoj qytetarët e Lushnjës për tu treguar atyre vizionin tim për Lushnjën.

Në 7 muaj qytetarët më njohën mua në takimet që kemi bërë. Unë dhe PS nuk bëjmë llogaritë e opozitës për mua e rëndësishme është që në këto zgjedhje ata do të zgjedhin Eriseldën, komunikimin e saj dhe qeverisjen që ka treguar në këto 7 muaj. Kam vendosur që në këtë fushatë ti flas qytetarëve për projektin tim.

Mendoj se arma më e fortë e imja është se kam një eksperiencë të pushtetit vendor ku në 7 muaj tregova një eksperiencë të hapur dhe një komunikim të hapur me qytetarët. Mendoj se duke pasur një institucion të hapur, bëjmë një qeverisje më të mirë. Kam nisur disa projekte që ishin lënë në harresë prej vitesh. Së pari shikoj bashkinë si institucion të hapur transparentë, projektet e mëdha si terrenet sportive, së shpejti fillon përroi i Lushnjës, unaza qytetit, tregu, shumë investime të tjera në zonat rurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy