
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka votuar që në hapjen zyrtare të kutive të votimit në ora 7:00.
Meta është shfaqur i buzëqeshur në qendrën e votimit të vendosur në kopshtin numër 31, në njësinë 5. Ndërsa pas votimit ka pasur dhe një mesazh të shkurtër fillimisht.
“Për Kushtetutën, për demokracinë, për Shqipërinë në Europë”, tha Meta teksa ka përshëndetur me dy gishta.
"Më në fund erdhi kjo ditë e bekuar, kjo ditë e mrekullueshme edhe zoti na ka ndihmuar sot që sovrani ti ketë kushtet sa më të mira për ta shprehur vullnetin e tij. Barazim para ligjit na e garanton vetëm barazia para votës, çdo qytetar të votojë i lirë. Në këto zgjedhje ka mundësi të votojë për kandidatin më të mirë për alternativën që besojnë. I ftoj të votojnë të lirë. Te alternativa që besojnë të zgjedhin kandidatët më të ndershëm", tha Meta.
Meta tha se Presidenti ka një axhendë që mbivendoset në çdo sekondë
"Punën më të rëndësishme sapo e bëra. Sot është një akt patritotik, mbrojtja e atdheut, atdheu mbrohet me votë me sjellje të qytetaruar. Gjithë bota i ka sytë te Shqipëria, mbarëvajtja e këtij procesi do ta bindë që ne jemi një vend që meritojmë të shkojmë në BE. Votoni për kandidatët më të mirë që mendon se janë më të mirë që s'do tu binden kryetarë të tyre si kukulla", tha ai.



