Franca do të dërgojë karburant dhe pajisje mbrojtëse në Ukrainë

Franca do të dërgojë karburant dhe pajisje mbrojtëse në Ukrainë

Franca do të dërgojë furnizime me karburant në Ukrainë së bashku me pajisje mbrojtëse për të mbështetur rezistencën e vendit ndaj pushtimit rus, tha Pallati Elysee në një deklaratë pas një takimi të Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes.

Në deklaratë nuk u dhanë detaje të mëtejshme mbi pajisjet mbrojtëse, por mediat franceze raportojnë se, në to mund të përfshihen edhe armë antitank.

Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes ra dakord gjithashtu të ngrijë asetet financiare të rusëve të shënjestruar nga sanksionet dhe njoftoi masa për të luftuar propagandën nga ndikuesit dhe mediat ruse në tokën europiane”, thuhet në deklaratë.

Presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi një “forcim të sanksioneve ekonomike dhe financiare në përputhje me Bashkimin Europian dhe SHBA”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy