Analisti Ben Andoni deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se në letrën për largimin e Yuri Kim, Rama ka shprehur energjinë që ka pasur me ambasadoren. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Andoni tha se Kim shpesh herë me qëndrimet dhe deklaratat e saj i ka paraprirë situatave në vendin tonë. Sipas Andonit kemi pasur një mandat ambasadori amerikan cili deri diku i është përshtatur pozicionit të ekzekutivit në fuqi. "Është qëndrim personal, megjithëse dekorimi që i ka bërë është institucional. Ka shprehur atë sinergji të madhe që ka pasur me ambasadoren amerikane. Duhet të themi diçka për pushtetin e ambasadorëve në Shqipërisë. Shumë herë ata i kanë kthyer në guvernator. Kështu ka ndodhur me Kim ku për çdo gjë ka qenë pikë reference qoftë nga pozita, por dhe më pak nga opozita. Kim me qëndrimet e saj, deklaratat e saj, përcaktimet e saj shumë herë i ka paraprirë situatave në vendin tonë. Jo ato që kanë ndodhur në SPAK, që kemi parë ku prania e saj ka qenë gati e dukshme dhe pothuajse ka përcaktuar rrjedha, por pothuajse në çdo gjë tjetër që ka pasur lidhje me opozitën. Kemi pasur një mandat ambasadori amerikan cili deri diku i është përshtatur pozicionit të ekzekutivit në fuqi. Ramës i ka shkuar pjesa më e madhe e punës me Kim, dhe ka gjetur bashkëpunim të madh sidomos për reformën në drejtësi. Në planin e brendshëm zonja Kim ka dritëhije. Po mendoj që kjo pjesa e emfazës që kemi për ambasadorë të veçantë më duket e tepruar. Ata janë nëpunës të departamentit të shtetit , përfaqësojnë diplomacinë, por kuptohet që nuk mund të jetë DASH apo institucione të tjera. Qëndrimi i Ramës bie pak ndesh me indiciet dhe raportet që bën DASH, besoj që Kim ka pjesën e saj të ndihmës".



