Një person është gjetur i gjallë nën rrënoja 278 orë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë.
Lajmin e bëri me dije ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter.
I mbijetuari, Hakan Yasinoglu, 45 vjeç, sipas kanalit NTV, u gjet në ditën e dymbëdhjetë të katastrofës, në rrënojat e provincës Hatay që ndodhet afër kufirit me Sirinë.
Tre të mbijetuarit e fundit të zbuluar u gjetën gjithashtu në qendër të Antakias. Dy burra të moshës 33 dhe 26 vjeç u shpëtuan 261 orë pas tërmetit dhe një djalë 14-vjeçar pak para tyre, njoftoi Koca.



