Reforma Zgjedhore, Eliot Engel: Sa më shpejt lista të hapura

Reforma Zgjedhore, Eliot Engel: Sa më shpejt lista të hapura

Një hap i denjë përpara, e cilëson kongresmeni amerikan Eliot L. Engel, marrëveshjen politike të arritur për Reformën Zgjedhore, që i mundëson vendit integrimin në Bashkimin Europian.

Megjithatë, ai vë theksin që duhet të arrihet vota emigrantëve në zgjedhjet e 2021, e shton se parlamenti ndërsa t’i marrë parasysh të gjithë zërat, duke mundësuar hapjen e listave në një të ardhme sa më të afërme.

“Marrëveshja e reformës zgjedhore në Shqipëri përmban disa hapa të denjë përpara. Ai përfshin dispozita që depolitizojnë administratën zgjedhore, zgjerojnë transparencën dhe forcojnë pavarësinë e komisionerëve të zgjedhjeve. E rëndësishmja, do t’i lejojë Shqipërisë të fillojë procesin e anëtarësimit në BE. Parlamenti duhet të marrë parasysh të gjithë zërat dhe të marrë një masë shtesë në të ardhmen e afërt, e cila do të përfshijë lista të hapura dhe duke mundësuar që shqiptaro-amerikanët dhe shqiptarët e tjerë në tërë diasporën të votojnë në zgjedhjet e 2021 në vendbanimin e tyre.

Unë u bëj thirrje miqve të mi në Shqipëri që të vazhdojnë punën për reformën e zgjedhjeve në mënyrë që demokracia juaj të jetë e fortë, me rrënjë të qëndrueshme dhe me bazë të gjerë”, shkruan Eliot L. Engel.

Këshilli i Politik arriti një marrëveshje më 5 qershor. Megjithatë, kjo marrëveshje nuk ka gjetur dakordësinë e opozitës së re, të cilët kanë theksuar se nëse nuk do të plotësohen kushtet e tyre për depolitizimin e administratës dhe listat të hapura, nuk do t’i japin votat në parlament.

Në marrëveshjen e arritur mes palëve të Këshillit Politik janë identifikimi biometrik ku është rënë dakord që ajo të shtrihet në të gjithë territorin, struktura e KQZ anëtarët e së cilës do të pranohen sipas raportit maxhorancë-minorancë ndërsa në grupet e numërimit do të jenë dy grupe zyrtarësh jo-politikë, një prej të cilëve numëron dhe tjetri asiston dhe ndërrojnë rolet me çdo kuti votimi.

Ndërsa një nga pikat që ndante palët që ishte depolitizimi i administratës zgjedhore, nuk do të ketë ndryshime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy