SHBA, 18-vjeçarja shqiptare bëhet krenaria e kolegjit amerikan

SHBA, 18-vjeçarja shqiptare bëhet krenaria e kolegjit amerikan

Një 18-vjeçare nga Shqipëria është krenaria e kolegjit St. Francis në Brooklyn për këtë vit. Kejsi Shkreta, e cila ka emigruar në SHBA së bashku me familjen, ka mbajtur fjalimin e vitit dy ditë më parë.

“Ëndërroja të isha pranë qiellgërvishtëseve, të futesha në këtë përzierje kulturash dhe të bëhesha pjesë e diçkaje që respekton traditën dhe respektin”, tha ajo.

Ajo ka fituar një bursë studimi me rezultatet maksimale. Po ashtu, falë rezultateve të shkëlqyera, asaj do t’i jepet mundësia të bëjë praktikën në Bankën e Amerikës dhe Departamentit të Edukimit në Nju Jork, si edhe të bëhet pjesë e disa grupimeve si Duns Scotus Honor Society, Sigma Beta Delta, Alpha Lambda Delta dhe National Honor Society. 

Shkreta ka qenë drejtuese e Klubit të Teknologjisë dhe Informacionit, Komitetit Ndërkombëtar të Studentëve etj.

“Edhe pse udhëtimi im është larg nga e kaluara, unë dua të falënderoj drejtpërdrejtë alumni SFC për bujarinë e tyre. Pa altruizmin e tyre, studentët si unë nuk do të mund të bënin realitet ëndrrat e tyre”, thotë Shkreta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy