
Një mot kryesisht i vranët do të na shoqërojë gjatë ditëve në vijim, për t’u stabilizuar në fundjavë.
Ky është parashikimi i IGJEUM, i përcjellë nga meteorologia Anira Gjoni për shikuesit e “MCN Live”.
Kjo javë ka nisur me dendësim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje mesatare shiu në të gjitha qarqet e vendit gjatë ditës së sotme dhe nesër.
Në orët e mbrëmjes pritet rritje e intensitetit të reshjeve, ndërsa edhe nesër ato do të jenë të pranishme.
Sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë rënie për të sjell me pas përmirësim te motit gjatë fundjavës.
Në bregdet pritet të variojnë nga 13°C në 21°C.
Në zonat e ulëta, temperaturat minimale do të zbresin në 9°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 19°C.
Në zonat malore, temperaturat do të luhaten nga 8°C deri në 11°C.
Nga e premtja pritet përmirësim i kushteve atmosferike, ndërsa gjatë fundjavës moti do të jetë më i qëndrueshëm, me rritje të temperaturave dhe ndërprerje të reshjeve.



