Tetë persona janë raportuar të vdekur, gjashtë prej të cilëve fëmijë, nga fundosja e një anije me emigrantë në veri të brigjeve të Samos, në Greqi.
Policia greke raportoi se gjeti 36 të mbijetuar ndërsa Roja Bregdetare Helene raportoi se ka shpëtuar tre emigrantë të cilët po mbaheshin në një shkëmb.
Roja Bregdetare raportoi se ata ishin njoftuar për ngjarjen nga një organizatë joqeveritare dhe vlerësoi se rreth 50 persona ishin në bordin e anijes.
Operacioni i shpëtimit vazhdon me synimin për gjetjen dhe shpëtimin e personave të humbur.
Muajin e kaluar dy persona humbën jetën prej një mbytje anijeje në brigjet e Samos, dhe në shtator pati një tjetër fundosje në të cilën humbën jetën katër persona dhe 30 mbijetuan.
Sipas Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, të paktën 1933 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në Detin Mesdhe deri më tani këtë vit.
Sipas të dhënave të fundit të Frontex, agjencia kufitare zbuloi 45.600 kalime kufitare përgjatë rrugës së Mesdheut Lindor nga fillimi i vitit deri në tetor, në një rritje të lehtë nga viti i kaluar.



